Këtë të martë lajmi i ditës ishte bashkimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Deputeti Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se veprimet e fundit të Lulzim Bashës ndikuan në përshpejtimin e këtij procesi.
Prandaj këto veprime të Bashës së fundmi, Salianji i sheh si shërbime që Basha ia ka bërë Sali Berishës. Ai iu përgjigj edhe akuzave të Bashës dhe u shpreh se është njeri me sjellje despotike.
Blendi Fevziu: A e ndikoi këtë bashkim ardhja e Bashës dhe veprimet e fundit të Bashës?
Ervin Salianji: Nëse do doja që të thosha një gjysmë të vërtetë edhe kjo mund të jetë që për të disatën herë Lulzim Basha i shërben Sali Berishës. Edhe në këtë rast i shërben. Dalja e tij e përshpejtoi procesin. Dalja e tij duke mbivendosur interesat personale plotësisht mbi interesat e vendit dhe mbi interesat e opozitës, duke pasur sjellje për të gjitha ato që diskutuam, dhe unë deri në Mars kam qenë këtu duke mbrojtur disa parime. Kam thënë unë jam kundër pronësimit të partisë. Shihe pak si e pronëson ky partinë. Ngjitet si Luli pas karriges dhe nuk shqitet. Kam thënë që vlerat euroatlantike është që duhet të ketë garë, duhet të ketë parime. Shihe pak si e merr tek ai.
Blendi Fevziu: Basha ju quajti bunker anti-amerikan?
Ervin Salianji: Nëse ka një njeri që është me sjellje despotike dhe me vlerat më të këqija lindore është Lulzim Basha dhe është bunkeri i fundit anti-amerikan dhe i vetmi i akuzuar për rubla ruse./tvklan.al