E reja që nuk është shënuar gjëkundi mes kontratës së konsumatorit dhe korporatës elektroenergjitike është komunikimi i drejtpërdrejtë që nis nga sot me vendosjen e numrave telefonik, për ankesa, raste abuzimi dhe korrupsioni në rradhët e punonjësve të korporatës. Denoncimet nga klientët e energjisë bëhen mes këtyre numrave të vendosur në drejtorinë e përgjithëshme. Për 16 orë do të priten telefonatat me problemet e tyre duke i kaluar drejtorëve përkatës me zgjidhje dhe përgjigje. Sa më shume të paguash aq më shumë do të marrësh energji, kjo është shprehja me të cilën korporata elektroenergjitike ka arritur të tërheq arkëtimet e mbetura.
Korporata për herë të parë ka dalë dhe ka vepruar hapur me ndërprerje kundrejtë rretheve problematike, pasi arkëtim i ulët do të thotë energji më pak dhe kjo është vërejtur. Një pjesë janë bërë të ndjeshëm nga ky fakt dhe një pjesë besojnë në oraret e publikuara. Rrethet më problmatike janë Kuksi dhe Shkodra përsa i përket arketimeve, ndërësa zona e Korcës mban kufizimet me të ulta në të gjithë vëndin, vetëm dy orë për qytetin dhe 3 orë për fshatin.
Sipas burimeve nga korporata arketimet janë rritur 10% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërgjegjësimi vërehet tek familjarët, nga 73% në 77% e popullsis që tashmë paguan energji. Privati, buxhetorët dhe jobuxhetorët kanë pakësuar sasine e borxhit ndaj KESH-it. Korporata elektroenergjitike është detyruar nga donatorët të realizojë treguesit bazë të sajë, arkëtimet dhe humbjet e energjisë, në këmbim të 200 milionë dollarë investime në vitin e ardhshëm. Moseleminimi i humbjeve heq mundësinë e kredisë. Speialist të korporatës pranojnë mundësinë e furnizimit me më shumë drrita vetëm nëse do të ulin humbjet dhe arkëtojnë 100% energjinë e konsumuar./tvklan.al