Në ambjentet e Ministrisë së Rendit Publik është prezantuar projekti për informatizimin e këtij digasteri. Realizimi i tillë do të llogaritet në vlerën e 2 miliardë liretave dhe është financuar nga Ministria e Brendshme Italiane. Mbi bazën e projektit do të financohet qendra e përpunimit të të dhënave e cila duke përdorur teknika moderne matematikore, do të bëjë mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve për parandalimin dhe rritjen e efikasitetit në luftën ndaj krimit.
Kjo qendër do të grumbullojë dhe përpunojë të dhënat e të gjithë drejtorive të policisë në rang vendi në mënyrë të përqëndruar. Për realizimin e projektit të informatizimit të policisë kanë punuar specialistët italianë dhe ata shqiptarë. Për prezantimin e projektit merrte pjesë ministri Ilir Gjoni i cili e cilësoi atë si një mundësi për rritjen e efikasitetit të punës të policisë shqiptare sidomos asaj kriminale./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego