Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM, në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Rendit dhe Prokurorisë Shqiptare kanë organizuar një tryezë në lidhje me trafikimin e qënieve ku është diskutuar mbi bashkëpunimin në lidhje me asistencën që u jepet personave të kthyer nga migracioni ilegal apo viktimave të trafikut. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, raste të tilla duhen trajtuar sipas disa kritereve të vencanta dhe për këtë gjatë muajve të fundit janë diskutuar disa trajnime me forcat e policisë së anti krimit.
Në emër të Ministrisë së Rendit, ndihmën dhe bashkëpunimin të IOM-it, e ka propozuar Drejtri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kolonel Bajram Ibraj. Lufta kundër trafikimit të qënieve është prioritet i qeverisë Shiptare dhe trajnimi i Policisë së Shtetit në këtë drejtim konsiderohet si një element i rëndësishëm ka theksuar kolonel Ibraj. Shefi i misionit ka falenderuar policinë dhe prokurorinë Shqiptare për bashkëpunimin e deri tanishëm, si dhe ka parashtruar një debat mbi temat ku duhet vazhduar puna trajnuese për policinë Shqiptare./tvklan.al