E përditësuar/ Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri.

Mbi 100 mijë anëtarë të kësaj force politike do të shprehin vullnetin e tyre me votë, duke zgjedhur mes dy kandidatëve në garë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Votimi nisi zyrtarisht në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike është me parimin një anëtar një votë. Për votimin e tij janë ngritur 73 komisione dhe 68 qendra në të gjitha degët e Partisë Demokratike. 

“Ka nisur në mënyrë të rregullt procesi zgjedhor në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike. Gjithashtu në selinë qendrore, ku voton dega Nr. 2 e PD Tiranë, kanë filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Në orën 8.00 të mëngjesit, anëtarësia e PD-së i është drejtuar kutive të votimit”,

tha në një njoftim Komisioni i operacioneve elektorale

.


Ora 18:00

Në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 18.00, kanë votuar, 49.879 anëtarë, nga 103.952 anëtarë

Numri i anëtarësisë së Partisë Demokratike cila ka votuar deri ne orën 18.00                       

Komisioni i operacioneve elektorale njofton se:

Deri në orën 18:00 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë

/tvklan.al