Presidenti në detyrë, Bujar Nishani ka uruar pasardhësin e tij, Ilir Meta për postin e ri.
Nishani nëpërmjet një telefonate i uroi Metës për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë të Kreut të Shtetit.
Nishani qëndron në detyrë deri më 24 Korrik, pas kësaj date, është kreu i LSI-së ai që merr postin e Presidentit./tvklan.al