Love Island Albania vjen me plot të papritura dhe surpriza në episodet ditore që transmetohen në orën 18:20 në Tv Klan.

Jo një, por 2 ‘islanders’ do i bashkohen rrugëtimit në vilën e dashurisë.

E para është Xhoana, ajo është 23 vjeç dhe vjen nga Durrësi.

Nëse i duhet ta përshkruaj veten me 3 fjalë, sipas Xhoanës ajo është e bukur, spontane dhe impulsive.

I dyti është Everaldo 31 vjeç dhe jeton në Modena të Italisë, por shpirtin binjak ka zgjedhur ta kërkojë në ‘Love Island Albania’. Pasioni i tij është kërcimi dhe gjithashtu ka marrë pjesë në spektaklin e njohur “Amici” dhe pjesë e disa formateve në televizionin italian.

Për të zbular më shumë për ishullorët më të rinj në vilë, mos e humbisni sot episodin e radhës në orën 18:20 në Tv Klan dhe premierën ekskluzive me spektaklin live ditën e shtunë ora 21:00./Love Island Albania