Gjatë programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pedagogia Helena Halilaj u shpreh se komentet negative në rrjetet sociale ndikohen edhe nga përmbajtja që servir. Ajo shpjegon se një rol e luan edhe gjendja emocionale e përdoruesit i cili reagon në mënyra të ndryshme.
Si shembull konkret ajo merr veten në raport me të ftuarin Genard Hajdini, të cilit i thotë se nuk do ta ndiqte kurrë pasi përmbajtja e tij nuk e motivon. Genardi përgjigjet se audienca e tij preferon të shohë gjëra të thjeshta si ushqimi që gatuan motra e tij, Sonida.
Helena Halilaj: Unë Genardin, i thashë, nuk e ndjek dhe nuk do ta ndiqja kurrë sepse nuk mund të ndjek një individ që gjithë kohës shfaq vetëm ushqim. Mua më duhet të ushqej trurin, nëse dëgjoj një gjë të mençur diku, nuk e kam për të t’u kundërvënë…
Genard Hajdini: Po ta marr parasysh se jo se s’kam njohuri, kam studiuar 4 vjet Humanitete.
Helena Halilaj: Merre si një këshillë shumë të mirë se mund të bësh një gjë më të mirë se sa…
Genard Hajdini: Përveç Biologjisë që jam në shkenca, me pllakë ari në Biomjekësi…
Helena Halilaj: Po pra, kur më dalin në Instagram pa dashje që më dalin videot tuaja, mua personalisht më shqetëson, nuk më jep një emocion pozitiv, nuk dua të të ndjek dhe e largoj direkt videon.
Genard Hajdini: E kuptoj.
Helena Halilaj: Çfarë? Kjo duhet të shërbejë si një lloj mesazhi jo vetëm për ju, por edhe për disa figura të tjera, individë të tjerë të cilët nëse ne kemi një lloj mundësie, larmie, kohe për të shprehur, për të thënë le të bëjmë edhe gjëra të tjera alternative le të jemi më shumë alternativë.
Genard Hajdini: Ke shumë të drejtë në fakt vetëm se fakti është që shoqëria është bazike, shoqëria ka ngelur te grosha, te fasulja, ta them troç. Ça do hash, ça do pish, ça ke bërë? Edhe kur më marrin në telefon thonë “alo, çfarë ka gatuar Sonida sonte?”
Helena Halilaj: Shiko, ne jemi histori, unë e thashë edhe në një emision tjetër, ne deri vonë kemi qenë akoma në periudhën e pyetjeve kur të merr mami apo gjyshja kur ke ngrënë bukë, e kupton?
Genard Hajdini: Pse ecin programet e gatimit kaq shumë? Sepse jep idera. Mua më marrin vajzat e reja më thonë “çfarë do gatuajë Sonida sonte që të bëj unë ndonjë gjë sonte?”/tvklan.al