Mjeshtri i meditimit Sheki Useini gjithmonë ka ndarë këshilla mirëqenieje në “Shije Shtëpie” në Tv Klan por këtë herë rrëfen një moment shumë të vështirë në jetën e tij. Mjeshtri tregon se i ka humbur të dy prindërit brenda dy ditëve. Nëna e tij ndërroi jetë nga “sëmundja e natyrshme” ndërsa babai nga dhimbja e madhe për humbjen e saj.
Sheki Useini: Mamaja ndërroi jetë të dielën në mbrëmje, të hënën e varrosëm mamanë dhe babai thoshte “këtu ka ndodhur një gabim, ne jemi dashur aq shumë, tani nuk jetohet pa mamin tënd”. Ne këtë e morëm si një… si të them, meqë dhimbja ishte shumë e madhe dhe thamë okej, dëshiron tani vëmendje. Ai tha “e di çfarë? Ju disa gjëra nuk i keni kuptuar dhe unë do shkoj”. Ne i thamë mos fol kështu, andej-këtej dhe me të vërtetë ashtu ndodhi.
Duke pasur ne miq në shtëpi të cilët kishin ardhur të na ngushëllonin, ai tha “do shkoj të pushoj pak dhe unë nuk do kthehem më”. Babai ndërroi jetë me një buzëqeshje, i relaksuar, e cila në fillim na u duk si diçka, si një shtirje, por nuk ishte shtirje, ishte një lamtumirë përgjithmonë dhe kjo ishte shumë e fuqishme për mua./tvklan.al