Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e emisionit  Opinion në Tv Klan është shprehur se kohët e fundit ka një presion të shtuar dhe një vetëdijësim të politikës lidhur me sinjalin e alarmit ku Shqipëria është në Europë vendi me përqindjen më të madhe të të paraburgosurve.

Blendi Fevziu: Si do të shkojë tendenca e paraburgimit, se kjo ishte çështja kryesore?

Lorenc Vangjeli: Unë shpresoj shumë tek revolucioni në mendësi. Ka një presion të shtuar dhe një vetëdijësim të politikës që papritur kanë lënë menjëanë të gjitha punët dhe janë kujtuar për këtë sinjal alarmi sepse Shqipëria është vendi në Europë me përqindje më të lartë të të paraburgosurve, 190/100 mijë banorë që do të thotë ne vetëkriminalizohemi. Unë besoj që kërkohet jo ndryshimi i kodit penal… po flasim për masat e sigurisë.

Ndërkohë gjatë bisedës në studio Vangjeli i është drejtuar ish-prokurores Elizabeta Imeraj duke e përgëzuar për një vendim që ka marrë lidhur me një ngjarje para tetë vitesh.

Lorenc Vangjeli: Ndjesë zonjë kësaj here e kam personale me ju. Ndërkohë që flisje një personazh i njohur në Tiranë më rrëfen një histori se si zonja duke gjykuar mbi personalitetin e personit që kishte nën hetim, ishte vetëm 18 vjeç i dha arrest shtëpie. Zbatoi ligjin, jo me mend dhe me xhep. Një jurist një prokuror, një gjykatës duhet të jetë njeri, ndaj rastin tuaj po jua them ju ka ardhur ky njeri pas 8 vitesh dhe t’ju puthte dorën. Nuk është e thënë t’i puthësh dorën ligjit, por t’i japësh një mundësi. Po ta rithem edhe njëherë pse është e rëndësishme kjo që po bën ti. Forca e një shoqërie matet me mënyrën se si ajo sillet me hallkën më të dobët të saj. Në demokraci Fevzi vërtet vendos shumica, por kjo nuk do të thotë që shumica ka të drejtë dhe nuk ka pikën e rëndësisë se çfarë mendon shumica në këtë rast sa kohë ti je i bindur se po bën gjënë e drejtë./tvklan.al