Shqipëria, sipas raportit më të fundit të “World Tourisim Barometer” të Organizatës Botërore të Turizmit, renditet e para në Evropë dhe në botë sa i takon rritjes së turizmit gjatë vitit 2024. Sipas OBT-së, Shqipëria për 2024 kryeson klasifikimin e destinacioneve turistike me performancën më të mirë me një rritje prej 80% të turistëve, ne raport me vitin 2019.
Në vendin e dyte është Arabia Saudite me 69%, më pas vijnë Kolumbia me 37%, Maroku me 35%, Republika Domenikane me 32%. Për Evropën, Shqipëria lë pas Turqinë, Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën. Shifrat e Organizatës Botërore të Turizimit u publikuan nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj falë bregdetit të pacënuar, kulturës unike dhe atraksioneve natyrore. Sipas Ministrisë së Turizmit, Shqipëria regjistroi 11,7 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Për vitin 2023, Shqipëria u rendit e katërta në botë për rritjen e flukseve ndërkombëtare në proporcion me popullsinë.
Tv Klan