Odise Roshi, gjeti rrugën e rrjetës në Turqi, aty ku është pjesë e Ligës së Parë me skuadrën e Erzurumspor.
Futbollisti 33-vjeçar ishte autor i një goli, në humbjen 3-2 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Istanbulspor.
Në minutën e 78-të, Roshi shënoi me kokë, duke barazuar shifrat përkohësisht, pas një asisti të marrë nga Teklic.
Shqiptari konfirmon momentin e mirë në Turqi, aty ku në këtë sezon numëron tre gola të shënuar tek Erzurumspor, skuadër ku u transferua në merkaton e verës. /tvklan.al