Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Oficerë të lartë të policisë shqiptare, janë nisur sot për në SHBA në një trajnim policor. Menaxhimi në situata të vështira krizash dhe trazirash është tema e trajnimit, ku inspektorët amerikanë do të këshillojnë drejtuesit e bluve në Shqipëri. Para nisjes së grupit Ministri i Rendit Spartak Poçi, ka takuar drejtuesit e policisë, duke i uruar përvetësim të trajnimeve atje.

Oficerët policor, para këtij trajnimi i janë nënshtruar disa kurseve intensive në Shqipëri, zhvilluar nga ICITAT. Gjatë këtij trajnimi, drejtuesit e rendit shqiptar, do të ushtrohen në taktikat e veprimeve në raste krizash të plota në situata me rendin. Ministri Poçi falënderoi përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane  për mundësimin e këtij trajnimi.

Pas disa javësh, një tjetër grup specialistësh shqiptar do të udhëtojë drejt Amerikës, për një trajnim konkret mbi zbulimin dhe neutralizimin e lëndëve eksplozive./tvklan.al