Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të jenë përballë njëri-tjetrit, por jo në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Ata do t’i përfaqësojnë vendet e tyre në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York që mbahet me kërkesë të Serbisë.

E para se të mbahet seanca që nis në orën 21.00 sipas kohës lokale, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se heqja e dinarit si valutë në Kosovë, i ndihmon integrimit të komunitetit serb.

Nga 1 Shkurti ka nisur zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që e njeh Euron si valutë të vetme në Kosovë, vendim ky që është kundërshtuar nga Serbia.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të kësaj rregullore, por që deri më tani nuk kanë gjetur një pajtueshmëri me kryeministrin Kurti.

Tv Klan