Forcat speciale britanike po kërkojnë djalin 28 – vjeçar të Osama Bin Laden, Hamza. Sipas disa analistëve, ai po përgatitet të marrë nën drejtim Al Kaedën, duke përfituar nga humbjet e xhihadistëve të Shtetit Islamik, për të mbledhur militantët nën flamurin e organizatës së krijuar nga babai i tij. Misioni parashikon kapjen ose vrasjen e 28 – vjeçarit, i cili sipas hetuesve fshihet në Siri.

Një njësi e operacioneve speciale të koalicionit të përbashkët, që përfshin 40 ushtarë të SAS, është vendosur në Siri me misionin për të gjetur Hamzain dhe bandën e tij.

Sipas raportimit të britanikes

Daily Mirror,

trashëgimtari i Osama Bin Laden konsiderohet mes 10 objektivave të profilit të lartë të shpallur në kërkim nga forcat e koalicionit, pjesë e operacionit britanik kundër ISIS të krijuar në 2014.

Sipas të dhënave të shërbimit amerikan të inteligjencës, Hamza ka lindur në 1989-ën në qytetin saudit të Gedas. Nëna e tij ishte një nga tre bashkëshortet e krijuesit të Al Kaedës./ABC News