Kontrolli i ushtarëve gjermanë në anijen turke u cilësua si shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe u ndalua nga qeveria turke. Kjo gjë duket se ka nisur përsëri tensionet në Mesdhe me Turqinë në krye.
Ndërkohë që, Gjermania ka hedhur poshtë ankesat e Turqisë dhe pretendon se misioni i kontrollit të anijes po zhvillohej duke u ndjekur të gjitha protokollet. Mediat turke e kanë cilësuar këtë kontroll si një “provokim nga komandanti grek në Mesdheun Lindor” duke pretenduar se “urdhri për kontrollin e ushtarëve gjermanë në anijen turke, ishte dhënë nga Komandanti Grek i misionit Irin.”
Përplasja për çështjen ka arritur deri në Bruksel, ku Ankaraja është ftuar të flasë për atë që ndodhi, pak para samitit Evropian që do mbahet me 10 dhe 11 Dhjetor.
Më pas, zëvendës Ministri i Jashtëm turk Sedat Onel, u ka bërë thirrje ambasadorit italian, oficerit të çështjeve të ambasadës gjermane dhe të dërguarit të BE në Turqi, për të protestuar zyrtarisht për incidentin.
Operacioni “Irini” mban emrin grek që do të thotë “paqe”, dhe është nisur nga Bashkimi Evropian më 31 Mars për të monitoruar dhe zbatuar Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB që ndalon dërgesat e armëve në Libi.
Ky mision përdor pajisje ajrore, satelitore dhe detare për të ndihmuar “të sjellë stabilitet në Libi dhe paqe për njerëzit e saj”.
Në operacionin Irini, janë pjesëmarrëse Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Polonia, Malta dhe Luksemburgu, me fregata dhe avionë patrullues detarë./tvklan.al