#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
E ftuar: Ogerta Manastirliu
Skandali i “Wisdom” me diplomat false, Manastirliu: Masat i kemi marrë që në Korrik!
Sonte në studion e “Opinion”, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka folur rreth skandalit me diplomat false të Kolegjit “Wisdom” në Itali. Në një intervistë për Blendi Fevziun, ministrja theksoi se ka pasur një grup pune kontrolli të këtij insititucioni arsimor që nga viti 2019 dhe janë konstatuar një sërë shkeljesh. Ajo shtoi se kolegji në fjalë është mbyllur që në Korrik të këtij viti.
-Një institucion i arsimit të lartë, Kolegji “Wisdom” lëshonte diploma false, kishte ‘mbytur’ Italinë me këto diplomat. Për një shumë siç thoshte shtypi italian rreth 8 mijë euro. Është hera e dytë që ndodh në 10 vite…
Ministrja Ogerta Manastirliu: Në gjithë këtë infrastrukturën e re të arsimit të lartë ne kemi tashmë institucione që akreditojnë programet e studimit, kolegjet, universitetet, që janë të pavarura nga Ministria, por vetë Ministria vlerëson periodikisht aktivitetin e tyre. Në Dhjetor 2023, në vijim të verifikimit të ligjshmërisë ka filluar për 12 institucione publike dhe private pikërisht inspektimi i ligjshmërisë. Për këtë institucion masat janë marrë. Grupi i punës që ka qenë në kontroll përgjatë gjithë këtyre muajve ka arritur në përfundimin se rekomandimi është mbylja e këtij institucioni. Kemi marrë masat që në Korrik!
-Keni letër apo dokument për këtë gjë?
Ministrja Ogerta Manastirliu: Patjetër! Kemi raportin e grupit të punës.
-Çfarë zbuloi grupi i punës?
Ministrja Ogerta Manastirliu: Janë një seri shkeljesh përgjatë viteve që është ushtruar ky kontroll. Kemi konstatuar disa elementë të programit të studimit të pamiratuara nga Ministria, ka konstatuar regjistra themeltarë sepse tani po bëjmë një reformë totale për sistemin online të numrit të amzave, këto regjistra kanë pasur problematika që janë zbardhur. Është punuar për një periudhë nga viti 2019 deri në 2022-in për këtë institucion dhe të tjera. Jo vetëm që janë kontastuar dhe jemi në procedurat e mbylljes, ne në Korrik nuk u kemi akorduar apo çertifikuar kuota për hapjen e tij.
-Rasti i “Wisdom” është i veçuar apo fenomen në universitetet shqiptare?
Ministrja Ogerta Manastirliu: Deri më tani, në fazën e parë, nga 2022-i deri më sot janë identifikuar 24 institucione private dhe publike. Është mbyllur dhe një kolegj me emrin “Pavarësia”. Është punë e Bordit të Akreditimit dhe ne nuk do ndalemi derisa të gjtiha këto institucione të kalojnë në sitë.
Kujtojmë se rasti u bë publik fillimisht në shtypin italian. Në pranga kanë përfunduar 9 persona, ndërsa dhjetra të tjerë janë vënë në hetim. Mes të arrestuarve janë dhe pronarët e këtij kolegji. Nga hetimet e zhvilluara, autoritetet italiane thonë se për një diplomë apo certifikatë të falsifikuar përfitoheshin deri në 8 mijë Euro. Për të vënë në jetë këtë skemë, pronarët e “Wisdom” bënin dhurata në formë ryshfeti edhe tek një zyrtar në administratën shqiptare.
/tvklan.al