“Çfarë mësuam nga turizmi këtë vit”, është kjo tema e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku të ftuarit po ndajnë eksperiencat e tyre për të evidentuar avantazhet dhe disavantazhet e sezonit veror në Shqipëri.
E ftuar në emision, ekspertja e mjedisit, Ornela Çuçi shprehet se një nga disavantazhet më të mëdha që Shqipëria ka janë mbetjet.
Ornela Çuçi: Një nga disavantazhet, nuk kemi një brand kombëtar, pra ku jemi ne. A jemi tek turizmi masiv, apo tek ai individual. Do të duhet të fokusojmë ofertën turistike. Nga ana tjetër, nuk kemi një markë kombëtare ushqimi, shquhesh për raki, por nuk e ke të branduar. Nuk themi që e kemi këtë produk tonin shqiptar. Ushqimin e kemi të pamarkuar, i kemi të paekspozuara siç duhet. Do të evidentoja mbetjet. Kemi punuar dhe me mbetjet, i kemi marrë dhe i kemi fshehur poshtë tapetit. Mund ta sjellësh Dua Lipën sa të duash dhe ta marketosh Ksamilin, Vlorën, mund të bësh investime pa fund në Vlorë, por mjafton një shkëndijë në landfillin e mbetjeve në Vlorë dhe në 3 ditë të ndizet nga ai tymi i jashtëzakonshëm./tvklan.al