Në emisionin “Opinion” u publikuan dy video të filmuara nga qytetarët pak sekonda pas atentatit në Shkodër.

Në momentin e filmimit atje nuk kishte mbërritur ende policia, ndërsa qytetarët përpiqeshin që t’u jepnin ndihmën e parë të plagosurve.

Një prej qytetarëve shfaqet duke vënë duart në kokë ndërsa sheh Bashkim dhe Flutura Bashën të shtrirë në asfalt. Përplasja ka qenë shumë e fuqishme aq sa e ka fluturuar motorin disa metra larg çiftit Basha.

Ndërkohë edhe makina tip “Benz” ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka pësuar dëmtime të shumta, fillimisht si pasojë e të shtënave e më pas si pasojë e humbjes së kontrollit duke u përplasur fort.

Por ajo që vihet re në video është prani shumë e lartë e qytetarëve në momentin e ngjarjes. Skenës së krimit nuk i kanë shpëtuar as fëmijët, ku një nxënës duket se shikon çfarë ka ndodhur gjatë masakrës. /tvklan.al