Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin Shqiptar.

Përsa i përket motit; zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira me intensitet të ulët ndwrsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore; më të theksuara në zonat verilindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike në vend, por vijojnë temperaturat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rwnie të theksuar të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al