Socialistët i janë rikthyer sheshit “Skënderbej” në finishin e kësaj fushate elektorale për t’i kërkuar votën zgjedhësve shqiptarë. Socialistët kanë zhvilluar mitingun më të madh në këtë shesh i cili deri dje është dominuar nga demokratët. Flamuj rozë krahas shqiponjës mbartnin me vete siglën e forumit rinor eurosocialist FRESH. Në qiell kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve disa delta plan të cilët me fluturimet e tyre përhapnin slloganin e fitores së kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame