Kandidati socialist Hysen Domi shpallet përfundimisht fitues i kryebashkiakut Elbasan. Vetëm pak çaste më parë nënkryetari i KQZ-së për Bashkinë Elbasan pohoi për Televizionin Klan se ka përfunduar pranimi i dokumentacionit për 78 qendrat e votimit ku fitues shpallet kandidati socialist Hysen Domi.

Ndërkohë sot në mesditë Partia Demokratike Elbasan nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Sipas demokratëve elbasanas zgjedhjet ishin të manipuluara dhe për pasojë ato dështuan. Për të sqaruar këtë fakt ata sollën një sërë argumentash për mosregjistrimin e votuesve, listat shtesë, mospërfshirjen e votuesve në lista e të tjerë.

Në shtatë prefektura kemi këto të dhëna në këto momente. Bashkitë Elbasan, Gramsh, Cërrik dhe Librazhd pretendohen të fitohen nga socialistët. Bashkitë Peqin, Belsh dhe Prrenjas shkojnë në balotazh. Balotazhit do t’i nënshtrohen të paktën dhe 20 komuna të Prefekturës Elbasan./tvklan.al

Gazetar: Fatos Salliu