Futbolli nuk është dashuria e vetme e Armand Dukës. Në ditët kur ai vendos të largohet pak nga rutina e përditshme, ‘arratia’ është deti të cilin e përshkon me një varkë peshkimi. Këtë pasion që kreu i FSHF-së e rrëfen “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, e ndjek sa herë mundet dhe preferon së tepërmi detin e trazuar.
Asia: Për çfarë ikën më shumë në det, për të notuar apo për të peshkuar?
Armand Duka: Për të dyja, pro më shumë për të peshkuar. Unë kaloj shumë kohë në det.
Alketa Vejsiu: Po ti je një lundërtar i vërtetë, e ke vërtet pasion detin.
Armand Duka: Në fakt kaloj një kohë të mirë në det, aq sa më lënë impenjimet e mia dhe më pëlqen. Më pëlqn të lundroj, lundroj shumë dhe më pëlqen më shumë të lundroj në det të trazuar se sa në det të qetë. Për këtë kam vërejtje nga fëmijët e mi, nga gruaja ime sepse tremben shumë kur unë dal në det të trazuar i cili më jep kënaqësi.
Alketa Vejsiu: Ke patentë detare apo jo?
Armand Duka: Po, patjetër. Kam patentë për të guiduar çdo mjet detar.
Sa i përket ‘margaritarit’ të çmuar që i pëlqen të vizitojë më shumë në brigjet shqiptare, Duka veçon shpellën e Nezhajve./tvklan.al