Takimi mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Greqisë e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Santa Ligo të Prespës ishin në qendër të konferencës së shtypit të Ministrit të Jashtëm Paskal Milo. Sipas Milos ky takim është përqëndruar në perspektivën rajonale të Evropës Juglindore pas krizës në Kosovë dhe është nënvizuar rëndësia e zbatimit të paktit të stabilitetit.
Në këtë takim ka theksuar Milo janë vlerësuar dhe projektet shqiptare që janë bazuar në katër drejtime themelore, si ai i transportit, krijimi i rrjetit energjitik rajonal dhe mundësia e krijimit të një zone pilot trepalëshe në rajonin e Prespës. Ky takim ka dalë me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët ku theksohet takimi i Kryeministrave të këtyre tre vendeve një herë në vit dhe institucionalizimi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe propozimeve të dala nga ky takim.
Zëdhënësi i Ministrit, Gjoka ka deklaruar se Milo nuk do prononcohet në lidhje me incidentin në Greqi për rrëmbimin e një autobusi nga një shqiptar, duke theksuar se kjo është kompetencë e Ministrisë së Rendit Publik./tvklan.al