Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave janë depozituar dy variantet e projektligjit për paratë e pista, propozime nga grupi parlamenar i PD dhe kabineti Meta. Projektligjin e propozuar nga PD për paratë e pista Banka e Shqipërisë e cilëson me mangësi të mëdha, pasi nuk përcaktohet në të shifrat për shumat e parave të cilat konsiderohen para të pista.

Sipas variantit të qeverisë do ti nënshtrohen verifikimit veprmet financiare të klientëve mbi shumën 2 milion lekë ose kundërvlera në valutë të huaj të kësaj shume. Për verifikimin e lëvizjes së parave do të krijohet një agjensi e veçantë pranë ministrisë së Rendit, në të cilën janë të detyruar të raportojnë bankat, bursat, zyrat e këmbimeve valutore e tatimore, shoqëritë e sigurimeve, organet tatimore, shoqëritë e lojrave të fatit etj.

Klintët nuk vihen në djeni, ndërsa të dhënat ruhen për 5 vjet për të cilat bëhet kallzim edhe në prokurori. Sanksionet për njerëzit që përdorin para të pista përfshin gjoba deri në 20 milion lekë dhe burgim 3-5 vjet./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame