Në skemën e mashtrimit u përfshinë 50 institucione financiare në SHBA

Një grup kriminal që kishte hapur një kompani guaskë në SHBA i cili akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash ka rënë në pranga nga një operacion i koordinuar nga Europol dhe udhëhequr nga policia kombëtare spanjolle dhe shërbimi sekret i SHBA.

Ky rrjet ka mashtruar 50 institucione financiare amerikane përmes kompanive mashtruese duke humbur mbi 12 milion euro kompanive të vogla. Anëtarët e këtij rrjeti kriminal bënin transferime në llogaritë bankare në SHBA dhe disa vende të BE-së. Për të pastruar fondet e vjedhura, ata i transferuan ato në llogari të ndryshme bankare, në pronësi të anëtarëve të rrjetit kriminal të vendosur në shtete të ndryshme. 

Gjatë aksionit janë arrestuar 105 persona, janë bërë 88 kontrolle në banesa dhe bllokuar 87 llogari bankare duke ngrirë më shumë se 1.3 milion euro, ndërsa janë bllokuar 87 llogari duke ngrirë më shumë se 1,3 milion euro.

Janë sekuestruar 406 000 euro dhe 14 automjete luksoze, më shumë se 200 karta bankare dhe 100 telefona, dokumentacioni i falsifikuar dhe 10 armë zjarri.

Klan News