Një pedofil, i cili abuzonte seksualisht me shumë të rinj në të gjithë botën, është dënuar 16 vjet me burg.

Paul Leighton, i cili krijoi 40 profile false në Facebook duke mashtruar adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, SHBA dhe Australi, ka pranuar tre akuza për përdhunim edhe pse ishin mijëra kilometra larg kur është konsumuar vepra penale.

Një 14-vjeçar nga Florida u mashtrua ndërsa ai e bëri të besojë se po fliste me një vajzë, dhe më pas autori e shantazhonte se do t’i përdhunonte mbesën e tij njëvjeçare.

Leighton gjithashtu shantazhoi dy vajza adoleshente britanike dhe abuzoi seksualisht me një vajzë nëntëvjeçare që jetonte në veri të Anglisë. FBI po heton viktimat e tjera që mund të kenë rënë pre e Leighton.

Kur oficerët e policisë kontrolluan telefonin e tij ata gjetën dëshmi se 100 fëmijë në Amerikën e Veriut ishin abuzuar nga ai.

Leighton përdorte profile të shumta të vajzave adoleshente në Facebook, pastaj iu bashkohej grupeve të adoleshetëve. Ai i kontaktonte ata dhe iu kërkontë t’i dërgonin foto nudo të tyret.

Leighton më pas i përdori këto imazhe për t’i shantazhuar me sulme ndaj të afërmve më të vegjël, duke u thënë atyre se do t’ua tregonte fotot miqve, familjes dhe shokëve të shkollës nëse ata nuk i bindeshin atij.

Pedofili madje kërcënoi adoleshentët se ai do të shkonte në polici nëse nuk do të bënin siç thoshte ai.

Leighton gjithashtu shantazhoi një vajzë 13-vjeçare në Tenesi dhe e detyroi atë të kryente marrëdhënie seksuale me vëllain e saj më të madh.

Ajo iu lut Leighton për të fshirë fotografitë që i kishte dërguar, por ai nuk pranoi. Gjykatësit thanë që vëllai i saj tani është akuzuar për incest dhe përdhunim.

Leighton ishte një përdorues kanabisi dhe është dënuar edhe më parë për vepra penale.

/tvklan.al