Algert Sala prezantoi “Plumbat” në javën e pestë të “Këngës Magjike” që flet për shenjat e një dashurie të shkuar. Siç tregon ai në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, kënga u krijua 6 muaj përpara dorëzimit të materialeve por vetëm në 10 ditët e fundit vendosi që ta prezantonte në festival.

Këtë eksperiencë duket se po e shijon shumë dhe qëllimi kryesor është që kënga të përqafohet nga publiku. Sa i përket karrierës, Algerti u pyet edhe për personat që e kanë penguar.

Aldo: Nga eksperienca e këtyre viteve, si e sheh tregun? Është e vështirë të bësh një emër apo një karrierë në tregun muzikor këtu në Shqipëri?

Algert Sala: Është goxha e vështirë pasi çdo ditë dalin artistë apo këngë pafund dhe është e vështirë të bësh diferencën duke nxjerrë materiale që ti i ke krijuar nga shpirti dhe nuk është se t’i ka bërë dikush tjetër.

Aldo: Ka njerëz normalisht që të ndihmojnë, por ka njerëz edhe që të pengojnë.

Algert Sala: I ka jeta këto.

Aldo: Na fol për këta që të pengojnë.

Algert Sala: Po këta që të pengojnë s’i përfillim fare.

Aldo: E qartë, por për ç’arsye të shohin si rrezik apo çfarë ndodhin?

Algert Sala: Të shohin si rrezik…nuk e di si më shohin, por unë s’i shoh fare, kjo është ideja./tvklan.al