Mbërrijnë në Tokë imazhet e para të sipërfaqes së Diellit të marra nga sonda Solar Orbiter. Dhe del në pah që sipërfaqja e yllit tonë është e mbushur me shpërthime të vogla e të shkurtra, që ngjajnë me vetëtima, apo shkëlqime të vogla. Imazhet janë shkrepur nga një distancë prej 77 mln km larg, gati gjysma e largësisë që ndan Diellin me Tokën.
Për momentin nuk mund të përcaktohet nëse këto mikro shpërthime të vogla, apo mikrovetëtima drite janë të lidhura me shpërthimet më të mëdha që shpesh janë vëzhguar në Diell me anë të instrumenteve të mëparshme.
Sonda Sola Orbiter është e para e ndërtuar nga njeriu që afrohet kaq pranë Diellit, është realizuar nga një bashkëpunim mes Agjencinë Hapësinore Evropiane Esa dhe Nasa. U nis në hapësirë në shkurt të këtij viti nga Cape Canaveral.
Këto foto janë të parat që mbërrijnë dhe të parat që dokumentojnë diçka që ende nuk dihej mbi Diellin e çfarë ndodh në sipërfaqen e tij, shpjegojnë entuziastë ekipet ndërkombëtare të ekspertëve që ndjekin misionin nga afër.
Klan Plus