Spektakli ” Miss Shqipëria” i cili prej kohësh po përgatitet për tu kurorëzuar mbrëmjen e 27 Majit në qytetin antik të Butrintit, që sot ka filluar ceremonitë festive. Një balonë me mbishkrimin “Miss Shqipëria 2000” ka nisur sot udhëtimin fantastik me intinerarin Tiranë-Butrint. Ajo është ngriur pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” nga ka përshëndetur dhe adhuruesit e Miss Shqipërisë.

Ajo do të përshkojë Durrësin, luginën e Karavastasë si edhe gjithë rivierën e mrekullueshme të jugut të Shqipërisë. Ndërkohë që vajzat bukuroshe të këtij spektakli janë në pritje të natës magjike të 27 Majit. Ato prej disa ditësh kanë pushtuar Butrintin duke e kthyer atë në shtëpinë e vetme të bukurisë shqiptare./tvklan.al