“Safe stay in Albania” është logoja e publikuar nga Ministria e Brendshme që shoqërohet edhe me një barkod. I pyetur rreth saj në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Taulant Balla shpjegoi se është një certifikatë sigurie për turistët, ndërsa barkodi i lidh menjëherë me 112. ‘I tunduar’, Blendi Fevziu e teston vetë barkodin por rezultati s’ishte ai që pritej.
Taulant Balla: Ky është logoja e një apeli ose një mesazhi për të huajt, por jo vetëm, edhe për qytetarët shqiptarë, njëfarë mënyre certifikata e faktit që Shqipëria është sot një prej destinacioneve turistike më të sigurta në Europë.
Blendi Fevziu: Ta provoj unë këtu?
Taulant Balla: Ajo, në vend të vendosnim një numër, kemi vendosur një barkod i cili ju lidh me 112 për çdo lloj nevoje që mund të kesh.
Blendi Fevziu: Ja po e bëj unë këtu. E bëra barkodin, më jep 112.
Taulant Balla: Bjeri tani.
Blendi Fevziu: Ça t’i them? Jam mirë?
Taulant Balla: Jam Blendi Fevziu, kam nevojë të mbyll emisionin.
Blendi Fevziu: Ta bëj njëherë provë.
Numri rezulton jo korrekt. “I shqetësuar”, ministri Balla e provon vetë dhe rezulton i saktë./tvklan.al