Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS kryeministri Rama në fokus pati zhvillimin ekonomik dhe uljen e borxhit publik. Sipas tij qëllimi i qeverisë së tij është që të sigurojë një zhvillim të mëtejshëm ekonomik për Shqipërinë e 2030.
Edi Rama: Ekonomia tashmë po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe prandaj edhe pagat janë sot pakrahasimisht të larta jo vetëm në sektorin publik por edhe në sektorin privat. Prandaj dhe ne e arritëm përpara parashikimit mesataren e premtuar prej 900 eurosh, por edhe në sektorin privat në fushat prioritare të zhvillimit të vendit pagat reale janë shumë m,ë të larta nga sa deklarohen. Borxhi publik i cili kur ne morëm detyrën ishte komplet jashtë kontrollit, sot është më i ulët qysh nga sa mund të mbahet mend, disa pikë nën 60%. Të mos harrojmë që ndikuan pandemia dhe tërmeti të cilët e rikapërcyen borxhin. Kapaciteti për ta rikthyer borxhin brenda afatit të dëshiruar tregon fuqinë e ekonomisë jo të diktaturës. Rënia e tij tregon se pagat i rrit rritja e ekonomisë dhe jo menaxhimi aventuresk i financave. Falë progresit që kemi siguruar falë reformave me reforma të dhimbshme dhe peripeci, bazuar në parametrat pozitivë të vendit sot ky qëllim madhor dhe parim i panegociueshëm i një krahu të majtë. Sot ne kemi caktuar kushtet themelore që rritjen e ekonomisë ta bëjmë çdo vit edhe më gjithëpërfshirëse. Njeriu i zakonshëm çdo vit të përfitojë nga ekonomia që rritet. Dhe padyshim rritja e ekonomisë është sfida jonë më e madhe drejt Shqipërisë 2030. Fitorja e kësaj sfide nuk kërkon vetëm zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha kategorive që tani kanë filluar të shikojnë rritje si efekt i ndryshimeve të përgjithshme. Kjo sfidë vjen nga pensionistët dhe ne nuk gënjejmë duke thënë që nuk kemi bërë. Prandaj dhe na kanë votuat besnikërisht. Këta i konsiderojmë pensionistët si një turmë që shkon qorrazi pas PS. Por pensionistët këtyre u japin jo ujë në bisht ë lugës, por u japin lugën që kur të shkojnë në shtëpi të luftojmë që e kanë bosh. Pensionistët e dinë më së mirë se o rrit pensionet PS, o s’i rrit asnjë parti tjetër.
Më tej kryeministri bëri të ditur se prioritet për PS do të jene pensionistët duke theksuar se është duke u përgatitu një plan ndërkombëtar nga ekspertët për sigurimet shoqërore. Sipas tij luftimi i informalitetit dhe abuzimit që bëhet me sigurimet shoqërore janë shkelje të ligjit. Rama tha se të gjitha ata sipërmarrës të cilët nuk u paguajnë punëtorëve të tyre siguracione që përputhen me rrogën reale kanë për t’u konsideruar njësoj si vjedhësit e energjisë elektrike. Pasi ky fenomen i neveritshëm sipas tij vjedh atë që u takon pensionistëve.
Edi Rama: Javën e dytë të muajit të ardhshme do të nisim jo të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të të dhënave tona të Shqipërisë 2030 por do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan po punohet nga një grup ekspertësh i cili do të synojë përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike. Por që sot mund të them qartë dhe troç një gjë, që rritje e të ardhurave nga shtetit për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japin të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri dhe posaçërisht si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të neveritshëm fshehjes së pagave reale të cilat godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore të cilat vjedhin atë që u takon pensionistëve. Do të bëjmë me kuotat e sigurimeve shoqërore atë që më bëmë me faturat e energjisë elektrike. Ata që nuk u paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore sipas pagë së tyre reale do i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike./tvklan.al