Ditën e djeshme, policia ka bërë të mundur arrestimin e një 46-vjeçareje pasi goditi drejtoreshën e një gjimnazi në Tiranë, ku shkonte edhe djali i saj.

Ardiana H. me banim në Tiranë, ka goditur drejtoreshën me inicialet V. G.

 Në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u referuan materiale për shtetasit H. H., 18 vjeçe pasi kishte goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës dhe G. H, 16 vjeç, (djali i Ardiana H.) banues në Tiranë.

 Personat e shoqëruar kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre procedurale./tvklan.al