Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Policia e Qarkullimit Rrugor e sektorit të trafikut në qytetin Elbasan, i është përveshur vetë punës këto ditë të nxehta të muajit Qershor. Sipas komandantit të qytetit Nexhip Hysi ka katër vjet që bashkia nuk lëvron asnjë fond për normalizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në njërën prej qyteteve më të mëdha në vend.

Komandanti pohon se ai bashkë me vartësit e tij herë pas here i përvishen punës për të vijëzuar kryqëzimet e rrugëve. Nuk mund të kuptohet një qytet si Elbasani pa semafor, pa rrugë të vijëzuara dhe pa tabela orientuese, por ne nuk mund të vazhdojmë gjatë kështu, ka paralajmëruar Hysi. Deri tani fondet i ka lëvruar vetë policia, tha komandanti./tvklan.al

Gazetar – Fatos Salliu