Sal Jacobson, 64 vjeç, një pronar biznesi në pension nga Milwaukee dhe republikan që votoi për ish-presidentin Trump në 2020, tha se mezi pret që Dita e Zgjedhjeve të mbarojë. Ai është i lodhur nga të gjitha retorika e tyre si dhe reklamat politike.

“Të gjitha reklamat, publiciteti i keq, thjesht nuk më pëlqen. Nuk mund të spekulohet sepse thjesht nuk funksionon. Kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

63-vjeçari Mike Weber, gjithashtu i sheh reklamat si të pa vlera.

“Unë dua të shoh se zgjedhjet të jenë të drejta, të dyja palët bënë një përpjekje të mirë dhe unë dua të shoh të gjitha faktet të adresohen. Unë votova për politikat dhe jo për kandidatin”.

Jerry Ulrich, 75 vjeç, një pronar biznesi ndihet skeptik për kë do të votojë.

“Unë mendoj se kushdo që të fitojë, do të jetë kaotike. Unë mendoj se asnjëra palë apo asnjë person na përfaqëson të gjithëve në mënyrë të barabartë”.

Shumica e sondazheve të Wisconsin, 10 votat elektorale të të cilëve mund të rezultojnë vendimtare, pasqyrojnë një garë të ngushtë, me Harris që kryeson me vetëm 1 pikë. Harris dhe Trump janë të barabartë me 49% në sondazhin nga Emerson College/The Hill.

Klan News