Radhë të gjatë kishte në Detroit të qytetarëve amerikanë të cilët hodhën votat e tyre.
“Donald Trump, unë nuk dua të flas për Trump. Nuk jam një mbështetës i tij. Por Kamala Harris, sigurisht, mund të themi shumë për Kamalën. Ajo do të bëjë histori nëse fiton.”
Së bashku me këtë shtet po votohet në Pensilvani dhe Wisconsin, Michigan. Në këtë të fundit në vitin 2016, kandidati republikan për president Donald Trump fitoi shtetin me vetëm 10,000 vota.
Për amerikanët nuk është vetëm një zgjedhje mes Kamala Harris dhe Donald Trump.Votuesit kanë disa çështje tëndryshme në të cilat duhet të shprehen me votë. Si për shembull të drejtat e abortit në 10 shtete, zgjedhja e senatit dhe ajo në dhomën e Përfaqësuesve. Përdorimi i marijuanës rekreative ose mjekësore është gjithashtu në fletëvotim në katër shtete, Florida, Nebraska, Dakota e Veriut dhe Dakota e Jugut. Në disa zona, votuesit do të zgjedhin gjithashtu se si duan të zhvillohen zgjedhjet e tyre.
Ndërkohë, Agjencia e lajmeve Reuters thotë se ekipi i Donald Trump mund të shpallë fitoren në natën e zgjedhjeve edhe pse miliona fletë votimi ende nuk janë numëruar, ashtu siç bëri katër vjet më parë. Ish-presidenti ka thënë vazhdimisht se çdo humbje mund të vijë vetëm nga manipulimi i votave.
Klan News