Lista nishaniNgullimeve për ndarjen nga jeta të ish zv. Ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni u është bashkuar edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Në karrierën time shtetërore, Ferdi, ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, një nga ndihmësit më të aftë, një nga personalitetet më njerëzorë dhe të mirëkuptueshëm, është shprehur Presidenti në një mesazh dërguar familjes. Kreu i shtetit thotë se familja humbi njeriun e dashur, shokët mikun gazmor dhe të papërtuar, shteti një shërbëtor të përkushtuar. Në këto çaste të rënda jam pranë familjes së tij, ndaj dhimbjen me miqtë e tij, përulem me nderim ndaj kujtimit të kontributeve të tij, ka thënë Presidenti në mesazhin e tij dërguar të afërmve.