Edhe pse kanë lindur në Greqi dhe jetojnë atje, një grup nxënësish shqiptarë kanë një dëshirë të madhe për të mësuar gjuhën amë.
Në emisionin e sotëm të “Rudina” në Tv Klan, disa prej tyre kanë ardhur bashkë me mësuesen aktiviste e cila është pjesë e organizatës “Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi”. Teksa secili shpjegoi se prej sa vitesh mësojnë shqipen, njëra nga vajzat theksoi se prindërit ja kanë mësuar shqipen që ajo t’i shërbejë në të ardhmen. Kjo sepse siç thotë Pedra, një ditë mund të kthehet e të jetojë këtu.
-Përshëndetje, unë jam Pedra mësoj kursin e shqipes këtu e 4 vjet.
Rudina Magjistari: Prindërit e tu sa kohë ka që janë vendosur në Greqi?
-Prindërit e mi gati 30 vjet.
Rudina Magjistari: 30 vjet!!
-Po, kanë shumë kohë edhe që kur linda gjëja e parë që mësova ishte shqipja sepse thanë që greqishten do e mësoja në shkollë. Dhë mësova shqipen që nesër pasnesër po desha të vazhdoj jetën në Shqipëri, të mundem.
Rudina Magjistari: Bravo!
(Duartrokitje nga publiku)
Rudina Magjistari: Të duket Shqipëria një vend që mund të kthehesh, me këtë tur që patët?
–Besoj për disa vite Shqipëria do të rritet, do të zhvillohet më shumë dhe do ketë kthime.
Rudina Magjistari: Kështu që edhe ti e mendon si mundësi.
-Po!
/tvklan.al