Njerëz të afërt të Nehat Kullës por dhe kryeqytetetas të tjerë kanë kërkuar sot pranë Komisariatit 4 të Tiranës, të bëjnë manifestim për të kërkuar lirimin e njeriut i cili sipas tyre i ka ndihmuar në shumë raste. Nehat Kulla i arrestuar në Elbasan dje ka marrë masën e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit që e la atë në qelitë e burgut deri në fillimin e procesit gjyqësor ndaj tij.
100 banorë të lagjes periferike ku banon dhe Nehati kanë kërkuar të protestojnë për arrestimin e tij. Mbështetësit e Nehatit kanë kërkuar Sheshin “Skënderbej” për zhvillimin e protestës që do bëhet vetëm nëse Policia e Tiranës bie dakort ta lejojë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj