Emisioni “Opinion” i datës 6 Nëntor 2003 i është kushtuar zhvillimeve brenda Partisë Socialiste dhe krizës që e ka përfshirë.
Kreu i bashkisë Tiranë, Edi Rama ishte personazhi i ftuar përballë gazetarit Blendi Fevziu për të folur lidhur me situatën. Ai u shpreh se u bë anëtar i Partisë Socialiste pasi kjo parti e ka mbështetur për të realizuar premtimet ndaj qytetarëve të Tiranës.
“Trokitja në PS nuk ishte e para, ishte një trokitje në vazhdën e ecejakeve në gjirin e familjes socialiste për shkak të një historie dhe bashkëpunimi disavjeçar. Për arsye të këtij bashkëpunimi që më ka dhënë mua mundësinë të plotësoj nëpërmjet një mbështetje të gjitha premtimet që i kam dhënë qytetarëve, unë nga një kushëri kalova në anëtar të familjes socialiste. Do doja që kjo familje e madhe jo vetëm të kapërcejë krizat e natyrshme, por edhe të zgjerojë hapësirën e saj me njerëz të rinj dhe të jetë e aftë të përballoj sfidat e qeverisjes së vendit”, tha Rama./tvklan.al