Moska do të përdorë “një sërë përgjigjesh” nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s lejojnë Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë perëndimore për të goditur brenda Rusisë.

Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për televizionin shtetëror në të cilën u shpreh se Rusia do t’i përgjigjet sulmeve të mundshme ukrainase me rreze të gjatë në territorin rus.

“Pyetja e vetme është nëse ata do ta lejojnë veten të godasin thellë në territorin rus apo jo. Kjo është pyetja. Natyrisht, ne duhet t’i përgjigjemi kësaj në mënyrën e duhur. Është shumë herët për të folur se si të reagohet, kur dhe ku saktësisht. Por, sigurisht, departamenti ynë i Mbrojtjes po mendon për këtë dhe do të ofrojë përgjigje të ndryshme”, tha Putin.

Putin u pyet nëse vendet e NATO-s i kishin dëgjuar deklaratat e mëparshme të Putinit se një veprim i tillë do të tërhiqte vendet që furnizonin Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi direkt në luftë.

“Ata nuk më kanë thënë asgjë për këtë, por shpresoj se kanë dëgjuar. Sepse, sigurisht, ne do të duhet të marrim disa vendime edhe për veten tone. Çështja nuk është se dikush do të lejojë ose nuk do të lejojë të përdorë këto armë kundër Rusisë. E thashë këtë në deklaratën time të parë në Shën Petersburg. Trupat ukrainase nuk mund t’i përdorin këto armë vetë. Këtë mund ta bëjnë vetëm specialistë nga vendet e NATO-s, sepse për këtë nevojitet inteligjenca hapësinore, gjë që Ukraina, natyrisht, nuk e ka”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka kërkuar aleatëve prej muajsh që të lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa perëndimore, duke përfshirë ATACMS të SHBA-së me rreze të gjatë dhe British Storm Shadoës thellë në territorin rus për të kufizuar aftësinë e Moskës për të nisur sulme. Disa zyrtarë amerikanë janë thellësisht skeptikë se një veprim i tillë do të bënte një ndryshim të rëndësishëm në luftë.

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit të minierave të qymyrit Selydove në rajonin Donetsk të Ukrainës pak më shumë se një javë pasi sulmuan qytetin.

Klan Neës