Drejtues të Alba Nostra Salus qendër kundër varësive në Tiranë ishin pjesë e simpoziumit shkencor të lidhjes së Psikiatrëve Shqiptarë që u mbajt në Prishtinë.
E para e këtij lloji në Shqipëri dhe vendet fqinje si Kosovë e Maqedoni e Veriut, kjo qendër ofron një gamë shërbimesh për trajtimin dhe rehabilimin e pacientëve që shfaqin varësi nga substancat narkotike, alkooli dhe lojëra të fatit dhe cdo varësie tjetër.
Ky simpozium konsiderohet i rëndësishëm për avancimet në kujdesin shëndetësor sa i përket varësive, boshllëk ky që synon ta plotësoj kjo qendër.
Taulant Pengili, Mjek Psikiatër, Përgjegjës i Departamentit të Adiktologjisë: Ne jemi sot në Prishtinë në këtë simpozium të lidhjes së psikiatrisë shqiptare për t’i paraqitur kolegëve tanë psikiatër nga Kosova dhe Shqipëria punën që bëjmë për trajtimin e varësive nga substancat, alkoolin dhe lojërat e fatit në spitalin Salus dhe në qendrën e rehabilitimit Alba Nostra Salus.
Ndërsa pacienti që trajtohet në këtë qendër kalon nëpër disa faza e që stafi ka për synim detoksifikimin, rehabilitimin dhe mbikqyrjen e pacientit.
Taulant Pengili, Mjek Psikiatër, Përgjegjës i Departamentit të Adiktologjisë: Bëhet modifikimi i sjelljes, rutinës së përditshme, asaj rutine që i ka rezultuar toksike këtij pacienti jashtë kësaj qendre.
Ky rrugëtim është përpiluar nga një ekip mjekësh profesionistë.
Frida Qose, Drejtoreshë Operacionale në Alba Nostra Salus: Varësia nuk duhet të trajtohet si dhe sport duhet të trajtohet si sëmundje. Në këtë moment stafi multidisiplinar në spitalin Salus bën të mundur ndjekjen nga mjek psikiatër, toksikolog, psikolog, internist, indokrinolog dhe një gamë të gjerë të shërbimeve që bëjnë të mundur për t’iu dhënë një hapi drejt ndryshimit të jetës.
Krahas programit indvidual ky shërbim parashikon po ashtu edhe terapinë e grupeve.
Klan News