Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Qeveria miraton buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Prioritete të buxhetit do të jenë shëndetësia, arsimi dhe shërbimet sociale.

Kastriot Islami:- “Miraton projekt-paketën fiskale dhe buxhetin për vitin 2004, për t’ia përcjellë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit”.

Qeveria miratoi dhe aplikimin e një fondi prej 240 milion lekësh për strehimin e kreditorëve të firmave piramidale.

Aldrin Dalipi:- “Qeveria miratoi vendimin për përdorimin e fondit të ish-fondacioneve, për ndërtimin e apartamenteve për kreditorët që kanë humbur banesat në këto skema”.

Këshilli i Ministrave vendosi dhe rimbursimin e çmimit të energjisë elektrike për shtresat në nevojë. Në bazë të këtij vendimi përfitojnë 190 mijë familje që do t’ju rimbursohet afro 220 kilovatë/orë në muaj. Këshilli i Ministrave miratoi dhe rritjen e diferencuar të masës së pensioneve për vitet 91-93 dhe 97-2000. Zëdhënësi i qeverisë konfirmoi vullnetin e kryeministrit për rikompozim të qeverisë dhe plotësim të më shumë se dy vendeve vakante./tvklan.al