Qeveria është tërhequr nga ndërtimi i hidrocentralit Bushtrica 4, i cili kalonte përmes Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë.
Drejtoria e Koncesioneve në Ministrinë Energjisë ka njoftuar ndërprerjen e procedurës për shkak të një kërkese që ka ardhur nga UNESCO.
Një pjesë e parkut bie në nënzonën qendrore të Rrajcës, e cila ka shkallën më të lartë të mbrojtjes, ndërsa së fundi UNESCO e shpalli si pjesë të Trashëgimisë Botërore të Natyrës këtë zonë. Ky ishte hidrocentrali i fundit që parashikohej të ndërtohej në lumin Bushtrica.
/Tv Klan