Turi i takimeve për skemën e pensioneve u ndal në qytetin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama përmendi sërish rritjen e bonusit të fundvitit për pensionistët, por pa përmendur shifër konkrete.
Reforma e pensioneve në 2014 sipas Ramës solli rritje të pensioneve ndërkohë që fajësojë qeverinë e mëparshme për abuzimet me skemën.
Sipas Kryeministrit, plani me ambicioz dhe me afatgjatë është ai që për çdo përqindje të rritjes ekonomike që shkon përtej parashikimeve të shkojë si e ardhur për pensionet, ndërsa qeveria është e vendosur të godasi ashpër të gjithë punëdhënësit të cilët nuk deklarojne pagat reale.
Rama foli ashpër për organet e drejtësisë të cilët nuk hetojnë dosjet e evazionit fiskal.
Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, tha se vitet e punës në ndërmarrjet ish-shtetërore, do njihen pa gjyq.
Pensionet sipas ministrit Gonxhja do të kenë dhe një indeksim në Prill të 2025.
Klan News