Turi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar në komunën e Sheqerasit. Gjate vizitës së tij në këtë zone kyesocialisti i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës, ka preferuar të zhvillojë takimin në çdo rrugicë të kësaj komune duke u njohur më nga afër me problematikën dhe shqetësimet e këtyre banorëve.
Sipas Ramës rrugëzgjidhjet për këtë komunitet tashmë janë të gatshme në programin qeverisës të PS-së, duke ofruar në këtë mënyrë theksoi kryesocialsiti, një ndryshim thelbësor të jetës dhe punës në fshat.
Edi Rama: “Ne besojmë se nuk është e pamundur, që ne të ulim koston e prodhimit, që ne të japim naftën pa akcizë, që ne t’ju mbështesim për farërat, për plehrat, për pesticidet, që ne t’ju qëndrojmë pranë dhe t’ju garantojmë rrugët e nxjerrjes së prodhimit në treg. Që ne t’ju mbrojmë nga konkurrenca e pandershme dhe e padrejtë dhe që ne t’ju japim krahët që ju kanë munguar deri më sot për të vrapuar drejt një të ardhme që me patjetër do të jetë e ndryshme nga e sotmja.”
Duke ripërsëritur qëndrimin e tij se socialistët hyjnë në këtë garë për të ndryshuar jetën e shqiptareve dhe jo për të ndryshuar një kabinet qeverisës me një tjetër, Rama u premtoi banoreve të zonës se ekzekutivi i ardhshëm që do të dalë pas fitores së28 qershorit do të jetë me qytetarët dhe për qytetarët.
Edi Rama: “Votojeni Partinë Socialiste që nesër të keni një qeveri që të jetë e juaja, votojeni Partinë Socialiste që nesër të mos e kei qeverinë në kutinë e televizorit, po këtu pranë jush, aty në fushë ku hidhet fara e prodhimit tuaj. Aty në rrugë ku duhet ë vijë për të gjithë uji i pijshëm për shtëpitë tuaja. Aty pranë tek shkolla ku duhet të mësojnë fëmijët tuaj.”
Turi paraelektoral i kryesocialsitit vjen pas prezantimit te programit qeverisës së PS-së, dhe publikimit te kandidateve që do të garojnë për deputetet në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro