Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu thotë “Rana e Hedhun” është një pikë shumë tërheqëse ku ata që vijnë për ta parë, kthehen sërish teksa shton se do mundim për ta ngjitur.
Për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryebashkiaku Ndreu shprehet se bashkia ka bërë një propozim për projekte elitë për “Ranën e Hedhun”.
Pjerin Ndreu: Kjo është gjëja më e bukur, është monument natyror dhe është një pikë shumë tërheqëse ku vijnë shumë turistë shqiptarë për ta parë dhe kush vjen një herë, vjen prapë. Duke sikur është shkurt, por është një stërmundim për ta ngjitur. Është rërë e zezë, kurative.
Blendi Fevziu: A ka projekte për zhvillimin e zonës?
Pjerin Ndreu: Ne kemi bërë një propozim për projekte elitë, të ndryshojmë formatin e investimeve këtu. Ka shumë investitorë dhe po ashtu politikat e qeverisë, nëse do të investohet diçka, do bëhet në standardet bashkëkohore në këtë zonë. Mesa kam dijeni, një investitor e ka bërë këtë projekt.
Rana e Hedhun është e paprekshme, ky monument nuk preket në çfarëdolloj investimi. Po të shikojmë, krahun matanë, është një fushë e pafund. Struktura që është planizuar, është planizuar pa prekur rërën. Bien gurë herë pas here, kjo do një sistem mbrojtje, edhe privati mund ta bëjë, por duke qenë një monument i tillë, duhet patjetër një sistem mbrojtje./tvklan.al