Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për drogën dhe kontrollin e lëndëve kimike.
Në raport thuhet se Shqipëria mbetet vendburim për prodhimin e marijuanës dhe se droga e prodhuar në Shqipëri ka për destinacion tregjet europiane.
Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se prodhimi i marijuanës vijon të mbetet i lartë, ndonëse vitin e shkuar policia rriti efektshmërinë në kapjen e drogës dhe arrestimin e trafikantëve.
Raporti thotë se Shqipëria arriti rezultate kundër drogave të tjera të paligjshme në vitin 2013.