Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ilir Meta: “Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj për faktet tronditëse, të paraqitura dje nga deputeti Nikollë Lesi, të cilat implikojë rëndë kryeministrin aktual të vendit si dhe figura të tjera të rëndësishme publike, të përfshira sipas tij, në afera trafiqesh dhe shkelje të hapura të ligjeve të vendit. Këto raste flagrante të shpërdorimit të pushtetit dhe uzurpimit të institucioneve shtetërore përfshirja në trafiqe të të gjitha llojeve, janë akte të pa precedentë, sikundër është edhe fshehja e një vepre penale dhe moslejimi me anë të dhunës së kartonit, të ngritjes së komisioneve hetimore, sikurse është edhe rasti i bllokimit të komisionit parlamentar për aksidentin e Shkallnurit, që janë tregues të qartë të uzurpimit të të gjitha institucioneve shtetërore nga kryeministri aktual.”/tvklan.al