Milan do të përfaqësohet në Tiranë me futbollistët më të mirë të skuadrës.

Konfirmimin e ardhjes së yjeve si Beckham, Kaka e Pato e ka bërë presidenti i kompanisë, Taçi Oil, Rezart Taçi.

Rezart Taçi: “Është vendosur që ndeshja, e cila organizohet në kuadër të edicionit të dytë të trofeut Taçi Oil këtë herë të përballë Milanin me ekipin tonë kombëtar. E bëmë këtë përzgjedhje me dëshirën e madhe për të shpalosur vlerat e ekipit tonë kombëtar, ngjyrat e së cilës përfaqësojnë të gjithë shqiptarët, të gjithë sportdashësit tanë në Shqipëri dhe jashtë saj. Evenimenti, i cili do të pasqyrojë gjerë prej mediave italiane shpresoj të përcjellë jo vetëm elementë të këtij spektakli, por edhe imazhin e vlerave tona më të mira.”

Skuadra italiane do të ketë përballë një përfaqësuese shqiptare, e cila nuk është ende e vendosur nëse do të jetë kombëtare A apo një ekip i përbërë nga futbollistë të kampionatit.

Në konferencën për shtyp Rezart Taçi e ka lënë të hapur, duke thënë se përzgjedhjen do ta bëjë Federata e Futbollit, por ndoshta përballë Milanit mund të jetë edhe trajneri i ri i kombëtares me përballjen e tij të parë.

Takimi do të transmetohet nga Supersport./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe